Humbin jetën nga COVID-19 dy pacientë te Infektivi

Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit te spitali Infektiv. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se dy viktimat janë nga Kruja.

Bëhet fjalë për një 76-vjeçar dhe një 59 vjeçar. Ky i fundit ishte shtruar në spital Infektiv të enjten.

Javët e fundit situata nga koronavirusi në vend është përkeqësuar. Numri i të infektuarve është rritur dhe fatkeqësisht edhe ai i viktimave.

Serioze vijon të jetë situata edhe në spitalin Infektiv ku është rritur numri i të shtruarve dhe po ashtu edhe i personave që janë në gjendje të rëndë.


Shtuar 7.07.2020 07:51