Gjendet trupi i një 44 vjeçareje në ujërat e Vjosës

Është gjetur e mbytur në ujërat e Vjosës në Memaliaj një kufomë, e cila i përket gjinisë femër rreth 44-vjeçe.

Mësohet se ka qenë një i ri, i cili ka lajmëruar policinë për kufomën gjysmë të dekompozuar.

Sakaq, menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Policia e Tepelenës, ku kanë nxjerrë trupin e pajete të gruas 44-vjeçare duke e transportuar në morgun e spitalit të qytetit.

Ndërkohë, policia po punon për zbulimin e identitetit të saj.


Shtuar 8.08.2020 08:24