Formacionet zyrtare, Tirana- Crvena Zvezda

Tirana do të luajë kundër Crvena Zvezdas për turin e dytë kualifikues të Champions League.

Bardheblutë kanë mundësitë të prekin historinë, pasi mbajnë mbi supe dëshirën e një kombi për të eliminuar ekipin serb.

Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet titullare. Crvena e nis sfidën me një 4-1-4-1 dhe hedh në fushë shumë yje. Tirana ka bërë vetëm një ndryshim nga ndeshja në Gjeorgji. Trajneri Egbo ka preferuar të hedhë nga minuta e parë Hoxhallarin dhe jo Ismajlgecin.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Lika, Hoxhallari, Vangjeli, Najdovski, Toshevski, Batha, Celhaka, Torassa, Cobbina, Cale, Muci.

Crvena Zvezda: Borjan – Gobeljic, Pankov, Milunovic, Degenek – Nikolic, Sanogo – Spiridonovic, Kanga, Katai – Tomane.


Shtuar 25.08.2020 17:24