Fluturon kurba, shtohet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në vend

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 17 raste të reja me koronavirus, duke shkuar kështu në 820 numri i të prekurve.

11 mësohet se janë kontakte nga raste të mëparshme teksa 6 raste të tjera janë vatra të reja.

Rastet e reja janë 9 në Tiranë, 5 në Krujë dhe 3 në Kamzë.

Ministria bën me dije se ka shënuar rritje jo vetëm numri i të prekurve, por edhe i shtrimeve në spital.


Shtuar 5.05.2020 09:03