Dy viktima, fluturon kurba e infeksionit në vend (VIDEO)

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 77 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, vetëm një më pak se ditën e djeshme.

Ministria e shëndetësisë ka konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën.

Shifra më e lartë ditore në Shqipëri është regjistruar disa ditë më parë me 82 raste të reja ndërsa ditën e djeshme kishte 78 raste.

Ministria bën thirrje për resektimin e distancës dhe higjenën në mënyrë që të shmanget rreziku i përhapjes së virusit.

Vijon shtrimi i pacientëve në spitalin Infektiv, ku janë hospitalizuar 87 pacientë, ku 15 janë në terapi intensive dhe 2 te intubuar

Lajmi i mirë është se janë shëruar 48 pacientë të tjerë duke shkuar në 1298 numri i triumfatorëve.


Shtuar 26.06.2020 08:32