Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë.
Mësohet se S. D., 82 vjeç si pasojë e zjarrit, u gjet i pajetë brenda në banesë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.