Bie nga lartësia, 21 vjeçari humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës, ku një 21 vjeçar ka rënë nga banesa e si pasojë ka humbur jetën.

Dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.

Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz, ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.


Shtuar 5.05.2020 06:53