Bie nga banesa, humb jetën i moshuari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku një 81 vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga bsnesa e tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.04.2020, rreth orës 12:10, në rrugën “Mustafa Krantja”, në Kombinat,ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi S.T., 81 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.


Shtuar 27.04.2020 11:21