Një banesë ka shpërthyer në flakë ditën e sotme në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një shtëpi dy katëshe në lagjen “Ali Demi”.
Nuk ka ende të dhëna nëse ka ose jo pasoja në njerëz prej zjarrit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.04.2020, rreth orës 14:20, në vendin e quajtur “Flamuri Gjerman”, në servisin në pronësi të shtetasit E.L, ka rënë zjarr, ku ka vetëm deme materiale. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses dhe po punohet për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.