Arrestohet Henri Çili

Policia ka arrestuar në orët e para të ditës së sotme botuesin Henci Çili.

Blutë e Tiranës kanë zbatuar një urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës duke shoqëruar fillimisht Çilin dhe avokatin e tij në Drejtorinë e Policisë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë kryer kërkime tek shtëpia dhe bizneset e tij.

Gazetarja Glidonas Daci raporton për abcneës.al se nga ky operacion janë 40 persona të shoqëruar.

Arrestimi i Henci Çilit është bërë për llogari të Prokurorisë së Gjirokastrës ku edhe është transferuar.

Dyshohet se ndalimi i Çilit lidhet me ndikime të paligjshme në Sistemin e Drejtësisë.

Hetimi për veprën penale që akuzohet Ccili ka filluar që në shtator 2019 dhe botuesi është kapur në përgjimet e prokurorisë.

Pritet që policia të dalë në një njoftim për mediat në orët në vijim. /albeu.com


Shtuar 28.02.2020 08:14