Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në hyrje të Rrugës së Kombit, në Milot, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa dy personat e plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë dërguar menjëherë në spitalin e Laçit.
Njëri prej tyre bëhet me dije se ka marrë plagë të rënda në njërën këmbë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar. /albeu.com/