4 të vdekur në 24 orë, si u rritën sot ndjeshëm shifrat

Në vend është shënuar bilanci më tragjik nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot 4 humbje jete në spitalin Infektiv.

Raportohet se kanë ndërruar jetë një 64 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, të cilët kishin sëmundje të tjera shoqëruese.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe rekordi me rastet e reja. Sot janë konfirmuar 93 raste me të infektuar, shifër kjo e pa raportuar më parë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.


Shtuar 11.07.2020 09:01