Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan ku mësohet se në lagjen “Beqir Dardha”, shtetasi U.Xh., 31 vjeç, është hedhur nga ballkoni i banesë së tij nga kati i katërt dhe ka marrë plagë të shumta.
Ai ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
