1 viktimë, si u shpërnda sot harta në vend

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit nga 506 testime të kryera janë konfirmuar 125 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë një person ka humbur jetën.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.


Shtuar 10.08.2020 14:08