Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani ka dalë pozitiv ndaj coronavirusit.
Lajmi i bujshëm vjen tashmë nga Italia, teksa me shumë mundësi bardhezinjtë do të izolohen për 14 ditë.
Ekipi bardhezi përmes një deklarate zyrtare ka njoftuar se mbrojtësi i saj ka rezultuar pozitiv në testimin e bërë për COVID-19.
“Klubi i Futbollit Juventus aktualisht po aktivizon të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, përfshirë regjistrimin e atyre që kanë pasur kontakte me të”, shkruhet në njoftimin e ekipit torinez.
I gjithë sporti në Itali është anuluar deri më 3 prill për shkak të coronavirusit. Me shumë mundësi do të shtyhet edhe dueli i kthimit ndaj Lyon, e programuar për javën e ardhshme