E BUJSHME/ Ekuban te Milani?

Viktor Orta vendosi që ta shesë Kaleb Ekuban te Trabzonspori në më pak se 12 muaj më parë, ndërsa tashmë në skenë ka dal edhe interesimi nga skuadra e njohur italiane dhe europiane, AC Milan që me siguri e ka çuar Ortan në një lëvzije të gabuar.

Ekuban, 26 vjeç, iu bashkua Lidsit në verën e vitit 2017 nga italianët e Kievos, si një i panjohur plotësisht. Më parë, Ekuban kishte shënuar 18 gola, gjatë sezonit 2016-17 në huazim te skuadra shqiptare FK Partizani.

Ganezin e bindi Orta që të vinte në “Elland Road” , por ai nuk arriti të adaptohej. Dy lëndime në këmbë penguan përparimin e tij, dhe ai e përfundoi sezonin e tij të parë me vetëm dy gola në 21 paraqitje për Lidsin.

Me arritjen e Marcelo Bielsas, si dhe Patrik Bamford, Ekuban u dërgua në Trabzonspor, ku duket se po shkëlqen, në Kupat e Europës me turqit, por edhe në elitën e futbollit turk. Madje, vjet në 36 ndeshje ka shënuar tetë gola dhe duke realizuar edhe tetë asiste, madje kartoni i tij shkoi 900 mijë euro, por mori një ftesë edhe nga Kombëtarja e shtetit të tij, Gana.

Por, këtë sezon, 26-vjeçari është duke treguar një formë mjaft të mirë, duke shënuar 8 gola në 25 takime, por ka shërbyer edhe me gjashtë asiste. Ndërsa, në pesë paraqitje të Europa League këtë sezon, Ekuban ka shënuar katër gola duke përfshirë një tripletë ndaj AEK-ut Athinës. Tashmë, kartoni i Ekubanit ka shkuar 9 milionë euro dhe për këtë shifër mund të transferohet te Milani. Këtë e raporton edhe prestigjozja turke “Fanatik”, ndërsa duket se tashmë te Lidsi janë penduar, ndonëse në atë periudhë për shkak edhe të dëmtimeve të rënda sulmuesi nuk u përshtat siç duhej.

/VipSport/


Shtuar 26.03.2020 18:16