Dyfishohet numri i të prekurve me koronavirus në Britani

Personat e infektuar me koronavirus janë dyfishuar në Britani.

Numri me koronavirus në Britani ka shkuar në tetë dhe ata sipas Departamentit Britanik të Shëndetit kanë qenë në kontakt me katër të parët që rezultuan me koronavirus në ishull.

Më pas sipas autoriteteve britanike virusi është transmetuar në Francë nëpërmjet kontakteve njerëzore.

Ndërkohë në Europë Gjermania mban vendin e parë me të prekur nga koronavirusi, plot 14 të tillë. Në Francë ka 12, në Britani 8. Por në kontinentin europian nuk ka ende asnjë të vdekur nga ky virus i cili ndërkohë në gjithë botën ka marrë 910 jetë njerëzish kryesisht në Kinë.


Shtuar 10.02.2020 13:16