Dy viktima të tjera nga koronavirusi në Kosovë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se sot kanë vdekur dy persona nga COVID-19, të cilët kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Në njoftim për media bëhet e ditur se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 101 raste, ndërsa 44 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Lexoni të plotë njoftimin:

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 26.06.2020, janë të hospitalizuar 101 raste.

Sot, nga klinika do të lirohen 16 raste, 13 raste COVID-19 pozitiv në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi si dhe 3 të shëruar nga infeksioni me COVID -19.

44 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Dje, në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacientja H.B. 1958 nga komuna e Prizrenit dhe sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti A.M. 1964 nga komuna e Rahovecit, të cilët veç infeksionit me COVID-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Poashtu, sot në orën 10:30, ka vdekur pacienti me inicialet H.K, viti i lindjes 1959 nga Prizreni, i cili është pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive ( NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.


Shtuar 26.06.2020 10:40