Dy vajza vdiqën dhe dy u plagosën, shoferi i “Benzit” që i përplasi ishte i dehur

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Elbasan ku humbën jetën dy vajza dhe u plagosën dy të tjera.

Njëra prej vajzave që ka ndërruar jetë ka qëndruar e bllokuar për disa minuta brenda në automjet, deri në ndërhyrjen e zjarrfikëses që i ka nxjerr ato një nga një.

Automjeti me të cilin ato po udhëtonin është përplasur nga një mjet tip “Benz” me targë AB 209 AD që drejtohej nga B.P., i cili ka rezultuar i dehur në testin e alkoolit. Ky i fundit është shoqëruar nga uniformat blu.

Vajzat e përfshira në aksident janë të moshave të reja. Ndërsa makina me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të Denisa Dibrës, 26-vjeç.


Shtuar 13.09.2020 19:32