Dy tërmete gjatë natës në Durrës e Thumanë

Gjatë natës së kaluar një tjetër tërmet është ndjerë në zonën e Durrësit dhe rrethinat e tij.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave lëkundja ishte me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter me epiqendër detin Adriatik pranë Gjirit të Lalzit. Goditja u shënua rreth orës 22.03 e pasuar nga një lëkundje e dytë më e vogël rreth një orë më pas.

Lëkundja e dytë e kishte epiqendrën në zonën e Thumanës pranë Fushë Krujës me magnitudë 2.4. Nuk raportohen dëme materiale, por paniku te qytetarët ka qenë i ndjeshëm.


Shtuar 13.04.2020 08:52