“Mona mori lopatat për të ruajtur detin” Kryemadhi-Ramës: O desperados, mos u shqetëso! (VIDEO)

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama në foltoren e Kuvendit për çështjen e Detit duke i thënë se “nuk i ka parë akoma motorët reaktivë”.

Kryemadhi i është përgjigjur ironisë me një video të të rinjve në Jalë që bërtasin “Rama ik” dhe i tha se nuk duhet të shqetësohet për lopatat, por të ketë kujdes me detin se e merr batica.

Reagimi i Kryemadhit:

I Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s’ka salvagente (e di vetë ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S’ke parë akoma motorët reaktiv

Video shoqëruese Jalë 2020. Këta do të të rrëzojnë!


Shtuar 7.09.2020 17:35