Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se si do të bëhet zgjedhja e listës së deputetëve.
Rama tha ajo do të bëhet nëpërmjet një vlerësimi online, ndërsa theksoi “dua të di mendimin e të gjithëve”.
None found
Sipas kreut të socialistëve, vlerësimi do bëhet për të paktën tre cikle, mes shtatorit dhe janarit.
“Skam lënë asgjë pa bërë nga ato që kam mundur, por sot ajo që mendoj se çfarë kam bërë nuk mjaftojnë. Dua të di mendimin e të gjithë familjes sonë sa më parë, ndërkohë që partia do hyjë në betejën më të madhe për mandatin.
Kur jam pajtuar me hapjen e listave, kam pasur bindjen se sistemi i kooperativës politike, nuk na e mundëson prodhimin e energjisë së jashtëzakonshme që na duhet për ta çuar Shqipërinë më tej përpara me një mandat të tretë.
Besoj që duhet shumë shpejt të bini dakord për metodikën e këtij vlerësimi brenda familjes. Kemi një platformë digjitale të Partisë, kemi një bazë të dhënash me integritet dhe nuk e kam fjalën për votim online, por vlerësim online, për të paktën tre cikle mes shtatorit dhe janarit, sepse ndërkohë ne do të punojmë dhe vlerësimi i natyrshëm do të jetë dinamik. Ne nuk jemi parti e mbyllur, përkundrazi.
Ne nuk i kemi marrë dy mandate thjeshtë me votat e anëtarësisë sonë, por me thuajse 10-fishin e saj, ndaj besoj se kush na zgjedh në fund ka të drejtën të na shprehë nëse dëshiron të jetë pjesë e listës sonë. S’ka më mirë se sa të kemi një spektër zgjedhe sa më të gjer për skuadrën që duhet t’i sigurojë PS mandatin e tretë”, tha Rama.
Pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka nisur procedurë kundër…
Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej. Sot bëhen 65 ditë nga lëvizja qytetare ndërsa kërkohet largimi i kryeministrit…
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin–Elbasan, në afërsi të fshatit Murras. Sipas informacioneve…
Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” ka realizuar 6.85 milionë euro të hyra gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke shënuar…
Ilir DajaNë prag të përballjes Auda – Dinamo, ka folur për mediat trajneri i kryeqytetasve Ilir Daja [...]Read More...
Interi ka bërë një lëvizje për transferimin e sulmuesit francez Moussa Diaby nga Al-Ittihad, duke përfshirë në ofertën e tij…