Një ngarkesë prej 27 tonësh misër me origjinë nga Serbia nuk do të hyjë në Kosovë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e ndaloi importin pasi analizat zbuluan se produkti përmbante aflatoksinë B1 mbi kufirin e lejuar.
Ngarkesa, e përbërë nga 27 mijë kilogramë misër, ishte importuar nga IDEAL GROUP SH.P.K. me seli në Pejë dhe iu nënshtrua kontrollit në pikën kufitare të Merdarit. Produkti ishte eksportuar nga AGRO DOM TIM DOO, kompani me seli në Crvenka të Serbisë.
None found
Gjatë inspektimit në kufi u morën mostra për analiza laboratorike. Ato treguan përqendrim prej 0.029 mg/kg, ose 29 mikrogramë aflatoksinë B1 për kilogram. Kjo vlerë ishte 45 për qind mbi nivelin maksimal të lejuar, që është 0.020 mg/kg.
Aflatoksina B1 prodhohet nga disa lloje myqesh dhe mund të jetë e pranishme në misër dhe drithëra të tjera. Ajo përbën rrezik për shëndetin, veçanërisht kur misri i kontaminuar u jepet kafshëve qumështore, pasi toksina mund të kalojë në qumësht si aflatoksinë M1.
Pas konstatimit të tejkalimit, inspektori fitosanitar në kufi refuzoi importin dhe urdhëroi kthimin e të gjithë ngarkesës prej 27 tonësh. Kështu, misri nuk u lejua të hynte në tregun e Kosovës.
AUV njoftoi se do të vijojë kontrollet në pikat kufitare dhe analizat laboratorike, për të parandaluar hyrjen e produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë ushqimore dhe që mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.
Lionel Messi ka nisur përgatitjet për të ndërmarrë veprime ligjore kundër Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), duke kërkuar që…
Bursa amerikane e nisi javën me humbje, pasi aksionet e Nvidia-s dhe kompanive të tjera të teknologjisë u vunë nën…
Jeton Zulfaj, kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, ka kritikuar Brukselin zyrtar për mos njohje të progresit të arritur në…
Kryetarja e Komisionit të Drejtave të Njeriut dhe Medias paraqiti shqetësimet nga vizitat në komisariate dhe në Bllokun e Sigurisë,…
Një denoncim është bërë në mikrofonin e News24. Një protestuese ka thënë se ka marrë gjobë 5 milionë lekë. Ajo…
Një sistem i ri i inteligjencës artificiale ka arritur të rindërtojë imazhe që një person ka parë, duke analizuar aktivitetin…