Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi, ka qenë e ftuar në një emision televiziv ku ka folur për jetën e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Gjatë intervistës me Stenaldo Mëhillin, ajo u shpreh se e bezdis fakti që e përndjek shprehja ‘Ina e Big Brother’.
None found
E pyetur nëse ka patur ngacmime apo mesazhe nga djemtë, Ina tha se ka patur edhe nga personazhe të njohur, por pa përmendur emra konkretë. Më pas ajo shtoi se kur të dashurohet, do që të ndodhë larg kamerave.
Pjesë nga intervista:
Ina: Nuk e dua më këtë përndjekjen, më bezdis shumë. Më bezdis që edhe kur shkoj diku, njerëzit kthejnë kokat dhe kanë atë komentin ‘Ina e Big Brother’, ‘Ina që ka qenë në Big Brother’. Unë jam Ina.
Stenaldo: Ti identifikohesh me programin se njerëzit nuk të njohin më përpara.
Ina: E di, por ndonjëherë bëhet e bezdisshme. Flasim edhe në raport me meshkujt. Është shumë e bezdisshme për mendimin tim. Një vajzë që merr pjesë në një reality, bëhet personazh publik dhe pastaj njerëzit ‘Ina e Big Brother’. Në fund të ditës nuk është se kam bërë ndonjë heroizëm të madh. Unë shkova aty, tregova veten time. Uroj të kem bërë më të mirën time dhe kaq. Unë dua që njerëzit të më njohin si Ina, atë që unë mbaj përbrenda. Mendoj se këtë e hasin dhe vajzat e tjera sepse e kam dëgjuar. Nëse do të më njohësh, eja më njih siç jam unë.
Stenaldo: Ka patur ngacmime, mesazhe nga meshkujt?
Ina: Sa të duash, personazhe. Prandaj them nuk më pëlqejnë pasi nisen nga fakti se më kanë parë diku. Edhe kur të dashurohem do dashurohem larg kamerave.
Kombëtarja e Kosovës U21 do të jetë mysafir i San Marinos, në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian U21 2027.“Dardanët”…
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko fali 15 të burgosur politikë në një dekret të lëshuar të hënën pas bisedimeve me të…
Sekretari i Thesarit Scott Bessent njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Kina e kanë zgjatur përsëri armëpushimin tregtar, duke vendosur…
Policia e Tiranës ka zhvilluar një plan të posaçëm kontrollesh për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.…
Sekretari i Thesarit Scott Bessent njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Kina e kanë zgjatur përsëri armëpushimin tregtar, duke vendosur…
Eurodeputeti kroat nga radhët e partisë HDZ, Davor Ivo Stier, ka deklaruar në emisionin "Romano Bolkoviq – 1 na 1"…