Tragjedia që i mori jetën dy vajzave të reja në Elbasan, ka tronditur gjithë opinionin publik ndërsa ka shkaktuar dhimvje të madhe në familjet e tyre.
Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia humbën jetën në askident, ndërsa u plagosën Denisa Dibra dhe Nervida Garunja.
Tezja e Lusinda Garunjës ka bërë një postim mjaft prekës për mbesën që i humbi jetë në aksident. Ajo shkruan se dje i kishte uruar ditëlindjen ndërsa sot shkoi në botën tjetër.
“Ylli tezes dje ta uroj tezja ditelindjen; sot ja ke coptuar zemren tezes; ylli tezes do te mbetesh gjithmon ne zemren time; sot shkove ne boten tjeter o engjell i bukur qofsh lule ne xhehnet” shkruan Suzana Paljevic. Katër vajzat po udhëtonin drejt Korçës në momentin kur ndodhi aksidenti tragjik.
Behar Pema, shoferi i automjetit tip ”Benz” që goditi nga pas makinën ku udhëtonin katër vajzat ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 160 km në orë. /albeu.com/