Ish-ministri, Ditmir Bushati në Ditën e Dëshmorëve të Kombit ka publikuar një fotografi të Qemal Stafës, teksa ka ndarë një mesazh edhe për politikën shqiptare.
Ai i kujton atyre se Dëshmorët dhanë jetën për shtetin e së drejtës, dhe se ne duhet të përqafojmë po të njëjtat vlera.
Ai shkruan:
“Edhe na shqiptarët do t’a rrënojmë të vjetrën. Mbi të do ngrefim madhnisht flamurin kuq e zi të vllaznimit”, shkruante Qemal Stafa, emri dhe veprimtaria antifashiste e të cilit janë të lidhur me 5 Majin.
Emri i Qemal Stafës dhe 5 Maji janë të lidhur me shpresën dhe idealin që kemi nevojë të përqafojmë edhe sot, ku vlerat e lirisë, demokracisë dhe parimet e shtetit të së drejtës janë ideali për të cilin luftuan dhe dhanë jetën Dëshmorët e Atdheut.
#LavdiDëshmorëveTëAtdheut /albeu.com/