Ditët e fundit të gushtit, si do të mbajnë sot temperaturat

Dita e sotme pritet të jetë me temperatura të larta.

Por nga sot Shqipëria dhe gjithë Rajoni i Ballkanit do të karakterizohen nga temperatura më të larta nga ato të ditëve dhe javëve të kaluara.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 15°C në zonat malore deri në 22°C në ato të ulta.

Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 gradë dhe temperatura nga 33°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulta.

Po kështu edhe dita e Shtunë do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.


Shtuar 29.08.2020 06:03