Gjatë 24 orëve të fundit i gjithë vendi ishte i përfshirë nga reshjet e shiut dhe era e fortë. Madje moti i keq shkaktoi jo pak probleme në disa qytete të Shqipërisë, sidomos në zonat bregdetare ku pushuesit nuk mund të shijon plazhin.
Por kjo fatmirësisht është thjesht një situatë e përkohshme, pasi shirat do të largohen gradualisht nga bregdeti, madje duke filluar që nga pasditja e sotshme.
Ndërsa dita e nesërme do të vijojë me temperatura të larta që arrijnë deri në 37 gradë Celsius. Sipas sinoptikanes së Meteoalb, Adiola Bani, pas një situate të përkohshme për 2 ose 3 orë pritet përmirësim i motit në zonat bregdetare.
“Mbrëmja do sjellë përmirësim të motit në mbarë vendin. Edhe nesër moti do jetë i vranët me reshje të pakta. Të premten reshje do të ketë vetëm në zonat malore. Nga dita e enjte dhe në vijim do të kemi temperatura në 37 gradë”, tha Bani për “Balkanweb.
Askush nuk duhet te shqetësohet për pushimet e rezervuara në gusht, pasi situata do të ndryshojë në favor të pushuesve duke filluar nga nesër.
“Pushuesit nuk duhet të shqetësohen zgjat 2 ose 3 ditë. Do jetë një gusht i favorshëm për pushuesit dhe për ata që kanë rezervuar në pjesën tjetër të muajit gusht”, tha sinoptikania.