Dita më e zezë në Maqedoni, 15 veta ndërruan jetë, 173 raste të reja

Në Maqedoninë e Veriut nuk kanë të ndalur rastet me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1653 testime kurse janë regjistruar 173 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve: në Shkup – 75, Strugë – 14, Ohër – 10, Tetovë – 9, Shtip – 8, Prilep – 6, Gostivar – 7, Sveti Nikollë – 6, Dibër – 6, Veles – 3, Kavadar – 3, Koçanë – 4, Kërçovë – 3, Resnjë – 3, Gjevgjeli – 2 dhe nga 1 rast në Strumicë, Krushevë, Probishtip, Berovë, Vallandovë.

Në Institutin për Shëndet Publik janë shënuar 150 pacientë të shëruar, prej të cilëve në Shkup – 105, Tetovë – 12, Strugë -10, Shtip – 7, Koçanë – 5, Ohër – 4, Negotinë -2 dhe nga 1 të shëruar në Kumanovë, Veles, Gostivar dhe Probishtip.

Kanë ndërruar jetë 15 persona, 8 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 2 nga Struga, 2 nga Gostivari dhe 1 nga Ohri.

Numri I Përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 6625, numri I të shëruarve është 2478, kurse I viktimave 321. Në nivel vendi – sipas njoftimeve janë bërë 63.383 testime.

Qytetet ku shënohen më shumë raste aktive janë Shkupi me 2010, Tetova me 389, Kumanova me 219, Shtipi me 161, Ohri me 151 dhe Struga më 145.

Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate, paraprakisht ka njoftuar se për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me gjendjen me koronavirusin në fqinjësi, Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e nesërme do të shqyrtoj vendosjen eventuale të regjimit në kufirin me Serbinë dhe Kosovën. Nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së vendkalimeve kufitare me këto dy vende./KlanMacedonia


Shtuar 2.07.2020 19:19