Ish deputeti i Partisë Socialiste Eduard Ndocaj ka reaguar i indinjuar për mënyrën sesi kryeministri po e menaxhon gjendjen për përhapjen e koronavirusit.
Ndocaj i kërkon kryeministrit Edi Rama të dalë në terren, ndërkohë që ngre dyshime nëse mundtë jetë i infektuar nga koronavirusi.
“Pashë kryeministrin që kishte dalë live duke bezdis njerëzit.
O psikopat dil dhe bëj detyrën që ke ble se nuk të ka dhënë kush vota këto 4 vite. Dil dhe bëj detyrën tënde. Jo të heqësh mjekët nga puna!
Apo je i smurë me koronavirus dhe nuk mund të dalësh. Ose më mirë sepse i sëmure je gjithmonë, je me kartelë. Del aty si pallosh dhe tall njerëzit idiot!”– shprehet Ndocaj.