Dhunuan policin brenda komisariatit, arrestohen katër të rrinj

Policia e Lezhës ka arrestuar katër persona pasi dhunuan një punonjës policie brenda ambienteve të stacionit të Policisë Shëngjin.

U arrestua në flagrancë M. L., 26 vjeç, M. L., 23 vjeç dhe M. L., 18 vjeç (vëllezër) dhe shtetasit Xh. V., 21 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.

Dy vëllezërit M. L., 26 vjeç dhe M. L., 18 vjeç, në bashkëpunim me shtetasin Xh. M., në ambientet e stacionit të Pòlicisë Shëngjin kanë goditur punonjësin e Pòlicisë të njësisë operacionale “Shqiponja” në DVP Lezhë, duke i shkaktuar atij dëmtime fizike, për arsye se punonjësit e Pòlicisë kishin shoqëruar vëllanë e tyre, shtetasin M. L., 23 vjeç.

23-vjeçari nuk i ishte bindur urdhrit të punonjësit të Pòlicisë për paraqitjen e dokumentacionit të mjetit dhe për këtë arsye ishte shoqëruar në ambientet e stacionit të Pòlicisë Shëngjin, për verifikim.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme


Shtuar 6.08.2020 11:12