Dhunuan 23 vjeçarin në Fier, jepet vendimi për ish-efektivin e policisë dhe mikun e tij

Gjykata e Fierit ka vendosur masën’ Detyrim paraqiteje’ për ish efektivin e policisë Anxhelo Bardhi dhe masën ‘Arrest shtëpie’ për shtetasin Daniel Rista.

Në datën 25 prill, efektivi i policisë ishte jashtë shërbimit në kohën kur u përfshi në ngjarje së bashku me mikun e tij sulmuan dhe dhunuan 23-vjeçarin Xhoen Osmënaj.

I riu ka mohuar që mollë sherri të ishte vajza që udhëtonte me të në makinë, teksa efektivi është pezulluar menjëherë nga puna.


Shtuar 28.04.2020 10:13