Dhunoi gruan, e pëson keq 50 vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15 në një familje, në lagjen Nr.13, në Durrës.

Një 50 vjeçar me iniciale A.H ka dhunuar bashkëshorten e tij E.H, 42 vjeçe.

Për shkak të dhunës së ushtruar, burime nga policia bëjnë me dije se 42 vjeçarja është shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Informacioni i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.A.,50 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A.H., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”.


Shtuar 7.03.2020 08:13