Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë në familje që tronditi ditën e djeshme Bathoren.
Jetmira Hasani gjeti vdekjen pasi u qëllua tre herë me armë zjarri nga ish-kunati i saj, Agron Tanushi.
Këta të fundit kishin konflikte pronësie, konflikt i cili ka zgjatur për katër vite,
Detaji që e bën ngjarjen edhe më të rëndë, është fakti se viktima kishte kërkuar edhe një urdhër mbrojtjeje nga kunati i saj, urdhër i cili u miratua në 15 korrik të këtij viti.
Por duket se as urdhri i mbrojtjes nuk e shpëtuar dot 34 vjeçaren pasi ata jetonin në të njëjtën banesë, veçse në kate të ndryshme. /albeu.com/