Një aksident i rëndë tronditi mbrëmë Greqinë, ku e vdekur mbeti një grua shqiptare.
Babai, nëna, dy vajzat dhe djali i tyre ishin në makinë. Nëna humbi jetën menjëherë dhe vdekja e saj u konfirmua në spitalin e Naxos.
Mediat greke shkruajnë se vajza e vogël e familjes, Oriana, 9 vjeç, është në koma në një spital në Athinë, pasi ka dëmtime serioze kraniocerebrale. Përkatësisht, Luljeta 15-vjeçare ka fraktura në legen dhe mund t’i nënshtrohet operacionit në një spital në Atikë.
Vëllai i tyre, i cili ishte gjithashtu në makinë, është mirë me shëndet dhe pritet të dalë nga spitali ndërsa babai që ka thyerje të lehta paraqet një pamje të mirë.
Sipas burimeve nga ishulli, po hetohet nëse babai kishte konsumuar sasi të madhe alkooli.