Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Një i ri është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Astir në Tiranë, teksa ishte duke pirë kafe.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se i riu është shtetasi Vilson Tafçiu, 28 vjeç.
Mësohet se ai është thirrur për të dalë nga kafja nga persona të paidentifikuar dhe është ekzekutuar me armë zjarri.
Por kush është viktima?
Burime për redaksinë e albeu.com bëjnë me dije se shtetasi në fjalë është person me rekorde kriminale, ndërkohë dyshohet se mban edhe një mbiemër tjetër, Nokaj.
Ai në 2008 ka qenë i dyshuar për trafikimin e një sasie të madhe kanabisi, ndërsa është depërtuar nga shteti i Francës.
Nga dyshimet e para raportohet se ekzekutimi i 28 vjeçari është bërë për motive banale ndërkohë në momentin e ekzekutimit ka qënë i shoqëruar nga dy mikesha të tij.
Në vendngjarje, në Astir mësohet se ka arritur Ardi Veliu ndërkohë zona është blinduar për të vënë në pranga autorët e kësaj ngjarje të rëndë.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Tiranë /Informacion paraprak
Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve. /albeu.com/