Dështon arti i Ramës? Veprat e tij shiten shumë më lirë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka hapur shumë ekspozita me pikturat e tij, kryesisht në Gjermani, apo vende të ndryshme të Europës.

Gjithashtu, ka publikuar edhe një libër me pikturat e tij dhe siç duket është kujdesur që tregun e shitjes ta ketë në shtete të Evropës.

Por librit me piktura duket se i ka rënë vlera, apo nuk është fort i shitur, pasi ka përfunduar me 60% ulje.

Fotoja është shkrepur në Zyrih, dhe shihet se libri me piktura ofrohet me 60% skonto.

Ky është po i njëjti libër që Rama ia bëri dhuratë edhe kancelares gjermane Angela Merkel.


Shtuar 6.06.2020 17:34