Nga Lutfi Dervishi
SPAK është Prokuroria kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe nga ajo pritet të kapë peshqit e mëdhenj. Janë 10 prokurorë në SPAK dhe nga këta pritet të hetojnë zyrtarët e lartë dhe ish zyrtarët e lartë, krímin e organizuar dhe kòrrupsionin, mega aferat në 3 dekada.
Por nëse sjell në mendje denoncimet e bëra në SPAK javët e fundit …duket se kemi vendosur të tallemi me SPAK duke nisur nga politikanët e duke përfunduar te shoqëria civile.
Ja çështjet e fundit të dorëzuara në SPAK… Maskat e skaduara!; “Zjarrin” në katin e tretë të Ministrisë Shëndetësisë!; Tenderin e ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes!; Tenderi “anticovid” në Ministrinë e Drejtësisë!
Shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar!; ábuzimin me detyrën të Ardian Dvoranit!; Përmbytjen e Parkut Rinia nga rrebeshet e shkurtëra të shiut të ditëve të fundit!; Denoncim për shpifje ndaj kryebashkiakut!; Denoncim për reformën zgjedhore!; Denoncim për përmbytje në Myzeqe!
Këto janë dosje të denja për t’u hetuar nga… policia bashkiake! Nga SPAK pritet shumë. Janë 10 prokurorë që me punën e tyrë duhet të kthejnë besimin e publikut te drejtësia e re. Nga rrjeta e SPAK pritet së paku NJË peshk(aqen)!
