Degradon konflikti, plagoset me korrësin e barit një burrë në Malësi të Madhe

Një burrë ka mbetur i plagosur si pasojë e një sheri për motive banale mesditën e sotme në fshatin Bajzë të Bashkisë Malësi e Madhe.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti banal dhe plagosja është bërë me kmesë (mjet që përdoret për të kositur barin).

Mësohet se i plagosuri është dërguar ne spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Shtuar 29.05.2020 09:55