Dalin përgjigjet e testit ndaj COVID 19 për punonjësen e Kadastrës

Ka rezultuar negativ tamponi i parë i punonjëses së Kadastrës në Durrës, familjarët e së cilës janë të infektuar me Covid-19. Tashmë pritet të dalë përgjigja e tamponit të dytë, që është dhe ai konfirmues, ndërkohë që zonja derimë tani nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes.

Mësohet se nesër pritet të bëjnë tamponin të gjithë punonjësit e ASHK që punojnë në zyrat e këtij institucioni. Punonjësja e sportelit të Kadastrës Durrës është vetëkarantinuar në Tiranë, së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët.

Drejtori Z. Çobani ka deklaruar se situata është nën kontroll dhe sot pas dezinfektimit, institucioni është mbyllur, deri në daljen e përgjigjeve të tamponeve për punonjësit e tjerë.


Shtuar 1.06.2020 12:03