CR7 del jashtë kontrollit, godet me takë në gju kundërshtarin dhe ndëshkohet me të verdhë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo zhvilloi një paraqitje zhgënjyese mbrëmjen e djeshme në barazimin 3-3 ndaj Sassuolos.

Gjatë lojës ai u pa jo pak i nervozuar, sidomos pasi humbi një rast ideal për gol, i vetëm me portierin kundërshtar.

Pasi e shpërdoroi këtë mundësi, CR7 bëri një ndërhyrje brutale një minutë më vonë.

Arbitri e fali duke e ndëshkuar me kartonin e verdhë.


Shtuar 16.07.2020 15:00