COVID-19 i merr jetën në moshë të re specialistit të arsimit, humbet betejën edhe nëna e tij

Specalisti i drejtorisë arsimore, Alfred Koci ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare si pasojë e komplikacionee pasi u infektua me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij Selman Hodaj, i cili shkruan: “U perpoqa te jap zemër, por nuk munda dot me shume pasi zemra jote pushoi se rrahuri dhe nuk te kurseu ne moshen 40- vjecare”, shkroi ndër rreshta Hodaj. Alfred Koçi ishte edhe muzikolog, ndërsa vuante edhe nga tromboza në mushkëri, sëmundje që e komplikoi më shumë sëmundjen e koronavirusit.

Reagimi i plotë:

Cfare trishtimi. Te kishim djalin e papertuar, gojeembel, te qeshur, plot edukate e miresi. Nuk e fitove dot betejen me Coronen, madje ajo nuk kurseu as nenen tende. U perpoqa te jap zemer, por nuk munda dot me shume pasi zémra jote pushoi se rrahuri dhe nuk te kurseu ne moshen 40- vjecare.

Lamtumire i dashur Alfred Koci! Arsimi dhe Zyra e Tiranes, sot perjetojne nje dhimbje pa kufi. Mbase enderrat e tua per muziken do i vazhdosh ne parajse. Do kaloj sigurisht te vizitoj vendin ku do te prehesh perjetesisht


Shtuar 18.08.2020 10:32