Çmenduria për të transferuar Pogba-n, Real Madrid ofron 4 lojtarë

Real Madrid ka në plan për të transferuar Paul Pogban.

Siç raporton tabloidi britanik “The SUN”, në pamundësi për të investuar afro 100 milion euro CASH, presidenti i Real Madrid ka vendosur në dispozicion të Man.United jo pak por 4 lojtarë.

Sipas “Daily Mirror”, Perez është i gatshëm të sakrifikoj Martin Odegaard, James Rodriguez, Brahim Diaz e Lucas Vazquez. Ndryshe nga Juventus, klubi tjetër i interesuar për Pogba, Reali mund të përmbush kërkesat e Pogbas për pagën e tij vjetore.

Kampioni i botës kërkon 20 milionë euro në sezon por kjo shifër mbetet për tu negociuar edhe në Madrid.


Shtuar 28.05.2020 17:11