Cikloni godet Greqinë, si do të ndikojë në Shqipëri (VIDEO)

Që prej ditës së djeshme deti Jon dhe Peloponezi perëndimor janë goditur nga një ciklon mesdhetar. Sipas mediave greke, stuhia sub-tropikale mbrëmjen e djeshme ka prekur in Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca.

Në qendër të stuhisë janë ishujt e Jonit, ndërsa erërat e forta dhe shirat e dendur kanë goditur Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca .

Rruga që po ndjek cikolin në Greqi është duke u regjistruar nga sateliti meteorologjik evropian Meteosat-11 , ndërsa Observatori Kombëtar i Athinës po proceson dhe vizualizon të dhënat e satelitit për të treguar lëvizjet e rrymave.

Si pasojë, edhe në vendin tonë do të ketë rrebeshe të shkurtër shiu në zonat bregdetare. Gjatë fundjavës moti i mirë do të rikthehet duke qenë i kthjellët dhe me temperatura të larta deri në 33-34 gradë celsius, në gjithë territorin e vendit.


Shtuar 18.09.2020 06:19