Dita e djershme e cila është festuar edhe si dita e dashurisë, nuk ka qenë vaj për të gjithë.
Një çift shqiptar janë kapur dje në Greqi me 15 kg marijuanë.
Shqiptarët, burrë e grua, ranë në pranga gjatë një operacioni të zhvilluar në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar.
Gjatë kontrollit të autoriteteve, është konstatuar se në portat e pasme të mjetit, në vende të improvizuara, u zbuluan nga policia greke 16 pako me 15 kg 50 gram marijuanë si dhe dy celularë. Fillimisht çifti është justifikuar se vinte nga Shqipëria për të festuar në Greqi festën e të dashuruarve.
Operacioni është zhvilluar pas një informacioni të marrë më herët. Për këtë arsye kanë ardhur efektivë nga Janina në Igumenicë deri në kufi me Shqipërinë për t’i kapur. /albeu.com/