Chelsea triumfon me përmbsyje ndaj Aston Villës (VIDEO)

Chelsea ka fituar me përmbysje 1:2 ndaj Aston Villën.

Blutë u befasuan në minutën e 43 nga Kourtney Hause që iu dha epërsinë vendasve.

Zëvendësimet e qëlluara të Frank Lampard sollën frytet e veta, me Chelsean që përmbysi gjithçka brenda dy minutave.

Ishte i sapoinkuadruari Christian Pulisic (60’) i cili barazoi, ndërsa vetëm pas pak momenteve Olivier Giroud (62’) vulosi fitoren e londinezëve.

Chelsea bën hap të madh sa i përket kualifikimit të Ligës së Kampionëve, dhe mban pozitën e katërt me 51 pikë.

Aston Villa do mundohet të mbijetojë në ndeshjet e ardhshme, pasi renditet në vendin e 19 me 26 pikë.


Shtuar 21.06.2020 17:19