Çfarë po ndodh në Kinë, rritet numri i viktimave në Wuhan

Ditën e sotme numri i vdekjeve në Kinë u rrit në më shumë se 4600.

Kjo për shkak se në Wuhan, qyteti ku filloi epidemia, numri i vdekjeve u rrit me me 50%, pra rreth 1.290 raste. Kjo rritje sipas autoriteteve ka ardhur si pasojë e arzhunimit të të dhënave dhe më shumë vdekje nga spitalet jashtë po llogariten.

Të lidhura

None found

Prej disa kohësh ishin hedhur dyshime mbi shifrat që raportonte Kina mbi koronavirusin. Por zyrtarët e qytetit Vuhan theksuan se nuk kishte asnjë fshehje të shifrave të vërteta.

11 milion banorët e Vuhan kaluan 11 javë në kushte të rrepta izolimi, të cilat vetëm kohët e fundit janë lehtësuar.

Sipas të dhënave të fundit numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Kinë është 82,692, prej të cilëve 4,632 kanë ndërruar jetë dhe 77,944 janë shëruar.


Shtuar 17.04.2020 06:48