Ceferin jep lajmin e madh: Futbolli do të rikthehet shumë shpejtë

Presidneti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë se futbolli do të rikthehet, por nuk është sporti që do të vendos, është politika.

Shtëpia e futbollit evropiane dëshiron që të vazhdohen garat evropiane, por Holanda dhe Franca tashmë i kanë përfunduar sezonet paraprake.

Ceferin është i bindur se futbolli do të rikthehet me disa ndryshime, por që vendimi final nuk është në duart e tij.

“Njerëzimi do të mposhtë coronavirusin”, ka thënë ai për nova.rs.

“E kemi parë se si bota është duke e luftuar pandeminë dhe jemi të kujdesshëm. Futbolli ka një energji pozitive dhe ne duam që të rikthemi aty ku kemi mbetur, natyrisht se do të ketë ndryshime”.

“Do të rikthehemi shpejtë. Do të adhuroja që futbolli të rikthehej sa më shpejtë të jetë e mundur, por ky vendim nuk është në duart e mija, është në të politikës”, ka shtuar më tej Ceferin.

Liga Premier, Serie A, La Liga dhe Bundesliga ende nuk i kanë mbyllur sezonet dhe duan t’i vazhdojnë ato.


Shtuar 4.05.2020 16:25