Ardian Çapja ka mbetur i plagosur paraditen e sotme, si pasojë e një atentati të ngritur pranë hotelit të tij në zonën e Krastës në Elbasan.
55-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Elbasanit për ndërhyrje mjekësore dhe më pas është dërguar në gjendje të rëndë në Tiranë për të marrë mjekime më të specializuara në Spitalin e Traumës.
Sipas policisë, ai u drejtua në orën 09:37 në spitalin e qytetit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas policisë, ai është plagosur me armë zjarri teksa familjarët deklarojnë se ai ka marrë lëndime pasi u rrëzua në shtëpi.
Gjithashtu, një zjarrfikës është plagosur teksa po shuante flakët e makinës që u gjet e djegur në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku Ardian Çapja dyshohet se është plagosur me armë zjarri.
Ai quhet Dashamir Muhaxhiri, 38 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur per ndihmë mjeksore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
