Brataj parashikon një tjetër pik: Gushti do shënojë majën e kurbës

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skëndër Brataj ka parashikuar një kohë tjetër për pikun e COVID-19 në vend.

Sipas tij, do të jetë muaji gusht ai që do të shënojë majën e kurbës për shkak të hapjes së transportit publik.

“Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Fillimi i gushtit do të shënoje majën e kurbës së infeksionit për shkak të lirimit të të gjitha masave.

Masa e fundit e lirimit është transporti publik që ka as 10 ditë që është hapur dhe kuptohet që i do 3-4 javë që nga përhapja e infeksionit, inkubacioni dhe shfaqja e shenjave të sëmundjes. Pastaj sesi do të vazhdojë piku, kjo do të varet sesi do të ndërgjegjësohemi ne”, tha Brataj për A2. /albeu.com/


Shtuar 16.07.2020 13:42